Vatrat e zjarrit në pyllin e Pishporos dhe Darëzezës në Fier janë riaktivizuar sërish. Ndërhyrja nga ajri e dy avionëve “Candair” nuk ka mundur të shuajë përfundimisht zjarrin që për të paktën një javë po shkrumbon një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. Flakët janë riaktivizuar në zonën e “Pishës së Butë”, ndërsa favorizohen nga era e fortë.

 

Raportohet se të paktën 11 zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Sipërfaqja e përshkruar nga zjarri gjatë këtyre ditëve sipas përllogaritjeve paraprake arrin ne 800 ha.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";