Pas 12 ditësh normalizohet situata në Parkun Kombëtar të Prespës

Një gjë e tillë bëhet me dije nga kryetari i bashkisë Pustec, Pali Kolefski kur tha se kjo eshte bëre e mundur falë ndërhyrjes për dy ditë më radhë nga ajri me avionin rumun, por edhe punen e bërë nga 150 forca të angazhuara në operacionin e izolimit të flakëve, prej tyre 60 forca të ushtrisë ndërsa pjesa tjetër shërbimi zjarrfikes, zonave të Mbrojtura dhe punojës të bashkisë Pustec.

Sipas Kolefski ditën e sotme vijon të jetë aktive vetëm një vatër zjarri në majë të Malit të Thatë aty ku forcat do të përqendrohen me qëllim izolimin e flakëve.

Kolefski bëri me dije se pas dy ditësh operacioni i fluturimeve nga ajri ndërpritet, por kjo nuk do të thotë se në varësi të situatave të mos ketë edhe njëherë tjetër ndërhyrje të tillë. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";