Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jetë të mjekut pneumolog Rustem Keko, i cili ishte infektuar me koronavirus.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në “Facebook”, ministrja tha se Keko i dedikoi jetën spitalit të Përmetit, ku shërbeu për 50 vite.

“Dr. Rustem Keko i dedikoi jetën spitalit të #Përmetit, ku shërbeu për 50 vite, deri pak ditë më parë kur u shtrua në spitalin infektiv si pasojë e COVID19. Virusi i pabesë nuk e kurseu mjekun pneumolog, megjithë kujdesin e stafit mjekësor të spitalit #COVID1, duke lënë një dhimbje të madhe për familjen e dr. Rustemit dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm për spitalin e Përmetit e për përmetarët, të cilëve u shërbeu me përkushtim. U prehsh në paqe dr. Rustemi.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";