
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të poetit Lefter Çipa.
Nëpërmjet një mesazhi të shpërndarë në “Facebook”, shefi i qeverisë e quajti Çipën zërin e bregut shqiptar që i dha jetë një thesari perlash polifonike.
Ai shtoi se mjeshtri i polifonisë labe la pas jehonën e pashuajshtme të perlave të tij.
“LEFTER ÇIPA ishte zëri gurgullues i bregut shqiptar, që i dha jetë një thesari perlash polifonike dhe sot iku nga kjo botë, duke lënë pas jehonën e pashuajtshme të perlave të tij. #TëPaharruar”, shkruan Kryeministri.
Advertisement