Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit e komentatorit të mirënjohur sportiv, Kosta Grillo.
“I dhimbshëm lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit e komentatorit të mirënjohur sportiv, Kosta Grillo, cili nuk ia doli dot të fitojë betejën me Covid-19. Një personazh mjaft i dashur për sportdashësit shqiptarë, të cilët për vite me radhë kanë përjetuar emocionet e ndeshjeve nga ekrani i televizorit me komentin e Kostës. Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Grillo, të afërmve dhe miqve të tij. I paharruar qoftë kujtimi i tij. U prehtë në paqe!”, shkruan Duka.
Kosta Grillo nërroi jetë mëngjesin e sotëm pasi ishte infektuar me Covid. Fillimisht pas infektimit ai po trajtohej në spital në Tiranë dhe pasi gjendja e tij u përkeqësua ai u nis drejt Turqisë, për trajtim më të specializuar ku edhe ka ndërruar jetë.
Ai udhëtoi drejt Turqisë në datën 12 gusht, e ndërsa që prej 27 gushtit ndodhej në terapi intesive, në gjendje të rëndë.