Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka reaguar përmes një mesazhi ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bashkim Fino.

Përmes një postimi të publikuar në “Twitter”, lideri demokrat shkruan se kontributi i Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm për stabilitetit politik të vendit.

“Me trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, ish-ministrit dhe ish-deputetit Bashkim Fino. Jam i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm për stabilitetit politik & shoqëror të vendit. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Fino dhe të gjithë të dashurve të tij. U prehtë në paqe!”

Fino humbi jetën orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, pas një beteje me koronavirusin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";