Ndarja nga jeta e Agim Krajkës/ Rama: Therje në zemër, i dha emrin e tij fizarmonikës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndarja nga jeta e Agim Krajkës/ Rama: Therje në zemër, i dha emrin e tij fizarmonikës

Kryeministri Edi Rama postoi një mesazh ngushëllues për kompozitorin Agim Krajka, që u nda nga jeta të hënën.

 

Rama vlerësoi se emri i Krajkës lidhet ngushtësit me fizarmonikën.

 

Advertisement

Ai u shpreh se këngët e tij janë fishkëllyer shumë nga të dashuruarit e kohës.

 

⚫AGIM KRAJKA që në sytë tanë i dha emrin e tij fizarmonikës, iku sot në banesën e fundit. Dibran nga rrënjët por dritën e diellit e pa në Kavajë, 84 vjet më parë, me fizarmonikën e të atit pranë djepit. Ajo fizarmonikë e pandarë nga kraharori u bë e pandashme nga personaliteti i tij krijues, i cili spikati me këngë të rrezikshme tingujsh të lehtë në atmosferën e rëndë të marsheve komuniste dhe me variacione marramendëse në skenat e këngës popullore. Nuk e di nëse ka pasur një kompozitor tjetër që të jetë fishkëllyer aq shumë sa Agim Krajka në buzët e të dashuruarve të botës së djeshme shqiptare pa youtube e as telefon inteligjent, po nuk besoj të këtë ndonjë nga banorët e asaj bote që sot nuk ka ndjerë një therje në zemër për shuarjen e burimit të atyre fishkëllimave. U prehtë në paqe🙏”, tha Edi Rama në “Facebook”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy