Ndarja e nga jeta e Huyeda El Saied, reagon Rama: Lamtumirë shoqe e vogël

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndarja e nga jeta e Huyeda El Saied, reagon Rama: Lamtumirë shoqe e vogël

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen ngë jeta të balerinës së njohur, Hueyda El Sayed.

 

Krahas një fotografie bardhezi me portretin e artistes publikuar në llogarinë e tij në “Instagram”, kreu i qeverisë i ka dhnë lamtumirën moderatores, e cila ka qenë një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar.

 

Advertisement

“Lamtumirë shoqe e vogël”.

 

El Sayed ndërroi jetë në moshën 46-vjeçare, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.

Advertisement

 

Gjatë karrierës së saj profesionale, El Sayed ka punuar në fusha e disiplina të ndryshme, si televizion, balet, këngë dhe pikturë. Ajo ka prezantuar një sërë emisionesh, si dhe ka qenë pjesëmarrëse në disa festivale.

 

Në vitin 2000, ajo botoi romanin e saj të parë “Ngjyra e lëkurës sime”. Po ashtu, ka punuar si modele dhe ka qenë imazh në disa reklama televizive në Francë, Kamerun, Belgjikë, dhe Portugali.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy