Vijon ende procesi i numërimit të votave ku deri më tani janë numëruar votat në 4007 nga 5199 QV gjithsej.
Sipas rezultateve të deritanishme PS ka arritur të sigurojë 73 mandate, PD 59, LSI 5 dhe PSD 3 mandate.
Nga numërimi i deritanishëm PS ka 573945 vota, PD 463285 vota, LSI 80638 vota në rang kombëtar.
Në qarkun e Tiranës janë numëruar 718 QV nga 1243 gjithsej. PS merr 18 mandate, PD 15, LSI 2 dhe PSD 1.
Në qarkun e Durrësit janë numëruar 234 nga 481 QV, PS ka 8 ndërsa PD 6 mandate.
Në qarkun e Vlorës janë numëruar 431 nga 445 QV, PS ka 8 mandate, PD 4.
Në qarkun e Elbasanit janë numëruar 468 nga 511 QV, PS arrin 8 ndërsa PD 6 mandate.
Në qarkun e Korçës janë numëruar 349nga 427 QV gjithsej. PS ka deri tani 6 mandate dhe PD 5.
Në qarkun e Beratit janë numëruar 197 nga 277 QV. PS merr 4 mandate PD 2 dhe LSI 1.
Në qarkun e Gjirokastrës janë numëruar 185 nga 207 QV. PS kryeson me 3 mandate, PD 1.
Në qarkun e Fierit janë numëruar 522 nga 580 QV në total. PS 9, PD 6, LSI 1 mandat.
Në qarkun Shkodër janë numëruar 351 nga 411 QV. Kryeson PD me 5 mandate, PS 3, PSD 2 dhe LSI 1.
Në qarkun e Dibrës janë numëruar 219 nga 227 QV. PD ka 3 mandate dhe PS 2.
Në qarkun e Lezhës janë numëruar 198 QV nga 249 gjithsej. Deri tani PD ka 4 mandate dhe PS 3 .
Në qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi i votave në 141 QV gjithsej. PD ka marrë 2 mandate dhe 1 PS.