Ismail (Ballist) Morina, tifozi kuqezi I njohur më së shumti ai autor I ngritjes se dronit në Beograd në ndeshje Serbi-Shqipëri, është ndaluar teksa hynte nga Kosova në vendin tonë në pikën kufitare të Morinës.
Sali Berisha përmes një statusi në facebook, akuzon kryeministrin Rama se ka dhënë urdhër për arrestimin e Ballist Morinës, ndërsa bën apel që ai të lirohet sa më shpejt.
Rama me urdher te Beogradit arreston superfansin e kombetares tone Ismail Morina.
Kerkoj lirimin e tij urgjent.
Te dashur miq, me urdher te Edi Rames arrestohet sapo vuri kemben ne dheun e tij Ismail Morina si hakmarrje per dronin qe leshoi ne stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit dhe qe harboi fare ultranacionalistet serb me ne krye serbomadhin Vuçiç.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Qe nga ajo kohe Ismail Morina eshte shnderruar ne njeriun me te persekutuar ne Ballkan. Rama dhe Vuçiç perkatesisht sherbimet e tyre sekrete kane montuar kunder Ballistit kurthe te ulta dhe sajuar akuza pa asnje baze.
Denoj me ashpersine me te madhe arrestimin e Morines dhe kerkoj lirimin e menjehershem te tij. Ju beje thirrje te gjitha organizatave nderkombetare te te drejtave te njeriut te nderhyne per lirimin e tij te menjehershem dhe te denojne persekutimin politik te Morines nga binomi famekeq Rama-Vuçiç. sb
Pavaresisht akuzave politike dhe deklaratave te Ish-kryeministrit Berisha, ndalimi i Ismail Morines duket se ka lidhje me nje denim te tij ne vendin tone me 5 muaj burg per armembajtje pa leje, denim te cilin nuk e ka shlyer.