
Plagosja me thikë e kryebashkiakut Fredi Kokoneshi tronditi jo pak Divjaken paraditen e kësaj të premteje.
Kokoneshi dhe shoferi i tij, raporton Vizion Plus, u qëlluan me thikë pas një sherri me bashkëshortin e një doktoreshe në Polikliniken e Divjakes.
Advertisement
Policia ka ndaluar autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë Ergest Xhelili, ish-specialist i IT në Bashkine Divjake..
Fredi Kokoneshi u dërgua me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Advertisement
Ndërsa shoferi i tij Gazmend Bullari ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetesore, dhe aktualisht po I nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.