Ndahet nga jeta në moshën 64-vjecare poeti i njohur Arben Duka.
Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Duka, lindur në Labovë të Gjirokastrës, përvecse është autor i pesëdhjetë vëllimeve poetike, do të mbahet vecanërisht për tekstet e këngëve në festivale.
Është bashkëautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanërve duke filluar qysh nga viti 1974.
Ka dhjetra çmime si autor dhe bashkëautor në gjininë e këngës, ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në Radiot Televizionin Shqiptar.
Është autor i mijëra e mijëra vargjeve humoristik dhe satirikë në shumë të përditëshme dhe periodike. Arben Duka është më së shumti një poet lirik dhe autor i tekstit të Hymnit të Policisë së Shtetit.
Arben Duka është “Nderi i Qarkut Gjirokastër”, “Nderi i Odries”, “Nderi i Lunxhërisë”, “Nderi i veteranëve të luftës”, “Qytetar Nderi i Gjirokastrës”.