Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” i humorit, Paulin Preka

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” i humorit, Paulin Preka

Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare aktori i njohur shkodran, Paulin Preka.

 

Mjeshtri i humorit shkodran ishte i sëmurë rënde prej disa ditësh dhe mesditën e kësaj të shtune mbylli sytë përgjithmonë në Itali, vendin ku jetonte prej kohësh me familjen e tij.

 

Advertisement

Kolosi i skenës ka shkruar emrin e tij në historinë e artit shqiptar, ndërsa numëron dhjetëra personazhe të dashur për publikun në teatër dhe kinematografi.

 

Për 38 vite, Preka i kushtoi jetën e tij skenave të humorit e jo vetem, duke interpretuar në disa role kryesore. Mes tyre mund të veçohet dramatizimi i romanit “Këneta”, përgatitur dhe vënë në skenë nga regjisori Esat Oktrova.

 

Advertisement

Kulmin e tij, Preka e arriti në estradën e humorit të Shkodrës ku u vlerësua jo vetëm në rang kombëtar, por edhe ndërkombëtar

 

Me punën e tij të palodhshme dhe intensive, ai arriti të rrëmbejë nga publiku duartrokitjet dhe simpatinë, ndërsa në 2018 u vlerësua nga Presidenti i Republikës si “Mjeshtër i Madh”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy