Ndahet nga jeta Liman Varoshi, historian, ish rektor dhe emër i shquar i Universitetit të Elbasanit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndahet nga jeta Liman Varoshi, historian, ish rektor dhe emër i shquar i Universitetit të Elbasanit

Ndahet nga jeta prof.dr. Liman Varoshi, historian I njohur dhe një nga personazhet më të rëndësishëm të historisë së Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Profesor Varoshi vdiq në moshën 63 vjec si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Liman Varoshi është padiskutim një nga emrat më të spikatur të jetës akademikë në Elbasan dhe në Shqipëri, ku spikati me një sërë botimesh në fushën e historisë dhe jo vetëm.

Pasionin dhe detyrën e tij për kërkimin shkencor e zhvilloi vit pas viti duke marrë gradën “Doktor i Shkencave” në vitin 1999, titullin “Profesor i Asociuar”, në vitin 2004 dhe “profesor” në mars të vitit 2012.

Advertisement

Ai ka mbajtur shumë poste të institucioneve në qytetin e Elbasanit ndonëse pjesën më të madhe të jetes së tij ia dedikoj Universitetit “Aleksander Xhuvani”

Varoshi spikati si një lektor mjaft I përgatitur por edhe drejtues I zoti.

Përvecse pedagog për dekada me radhë, Varoshi mbajti edhe poste të rëndësishme.

Nga viti 2000 e deri në vitin 2008 ishte zëvendësrektor i këtij universiteti. Që nga viti 2008 e deri në vitin 2016, për dy mandate, ishte rektor i këtij universiteti e njëherësh edhe drejtues i senatit akademik.

Advertisement

 

 

 

Mesazhi i Universitetit “Aleksander Xhuvani”

Advertisement

 

Ai ishte një ligjërues akademik me zotësi të spikatura, i njohur për forcën e argumentit, saktësinë e faktit historik dhe prirjen për përgjithësime të lëvizjeve politike. Ai mbajti leksione jo vetëm në Universitetin e Elbasanit, por edhe atë të Tiranës, por edhe në Universitetin e Tetovës, ishte hartues dhe referues i ciklit të leksioneve “Rilindja Ballkanike, paralele, specifika”, mbajtur në Universitetin e Veliko Tërnovo-s, Bullgari; ka mbajtur leksione mbi vlerat historike dhe arkitekturore të objekteve të kultit në trevën e Elbasanit, mbajtur me studentët e magjistraturës (në fushën e inxhinierisë arkitekturore) të Universitetit të Pavia-s, Itali; po ashtu ka zhvillua lektoriume edhe në në Universitetin Ludëig-Maximilian, Mynih, Gjermani.

Karriera universitare e profesor Varoshit nisi me zgjedhjen e tij si drejtues i departamentit të historisë dhe edukimit civil nga viti 1996 deri në vitin 2000. Që nga viti 1999 deri në vitin 2008 ishte edhe anëtar i senatit akademik të Universitetit “A.Xhuvani”. Nga viti 2000 e deri në vitin 2008 ishte zëvendësrektor i këtij universiteti. Që nga viti 2008 e deri në vitin 2016, për dy mandate, ishte rektor i këtij universiteti e njëherësh edhe drejtues i senatit akademik.

Profesor Varoshi ishte edhe një autor i mirënjohur tekstesh e monografish. Ai është autor i “Një hapësirë më shumë në formimin historik”, botuar në vitin 2003, shtëpia botuese “Sejko”; “Ballkanet mes tri perandorive”, shtëpia botuese “Naimi”, botuar në vitin 2010; “Lufta e ftohtë” në Europën e Lindjes, shtëpia botuese “Naimi”, botuar në vitin 2010; “Europeizmi si histori mendimi”, shtëpia botuese “Naimi”, botuar në vitin 2012. Botimi i fundit i profesor Varoshit ishte “Dukuri dhe personalitete në albanologji”, në bashkautorësi.

Advertisement

Rektorati, profesorati, kolegë, shokë e miq të Universitetit të Elbasanit i përcjellin ngushëllimet më të ndjera familjes Varoshi!

Jeta dhe vepra e tij do të shërbejë si shembull për brezat që vijnë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy