Ndahet nga jeta legjenda e futbollit durrsak Lad Ajazi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndahet nga jeta legjenda e futbollit durrsak Lad Ajazi

Ndahet nga jeta ikona e futbollit durrsak Vladimir Ajazi.

Ish portiere i famshëm i Lokomotivës së Durrësit dhe I kombëtares sonë Shpresa vdiq në moshën 69-vjec si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Lad Ajazi është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit në qytetin bregdetar.

PO kështu ai ka mbajtur disa funksione në klubin Teuta si sekretarm, ndihmëstrajner dhe trajner.

Advertisement

Ajazi në vitet 2002-2006 ishte përgatites i portiereve tek kombëtarja shqiptare e cila në atë kohë drejtohej nga gjermani Brigel.

 

Mesazhi ngushëllues i Armand Dukës

I trishtuar për lajmin e ndarjes nga jeta të mikut tim dhe ish-futbollistit të njohur, Vladimir Ajazi. Ish-portieri i Lokomotivës së Durrësit dhe i ekipit kombëtar Shpresa në vitet ’70, ai ishte pjesë e brezi të artë të futbollit durrsak që ka hyrë në histori dhe ka mbetur në memorien kolektive të qytetit bregdetar.

Advertisement

Edhe pas përfundimit të karrierës si futbollist aktiv, Lad Ajazi vazhdoi të jepte kontributin e tij të vyer për futbollin dhe ka punuar si trajner i portierëve në Kombëtare.

Ladi do na mungojë të gjithëve, do i mungojë familjes së tij dhe ne, miqve të tij panumërt që e donim dhe e vlerësonim për karakterin dhe personalitetin e tij të spikatur. Një burrë serioz e i besës, fjalëpak e korrekt dhe një mik i mirë.

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ajazi për këtë humbje. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar për Durrësin dhe për futbollin shqiptar. U prehtë në paqe!

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy