Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bedri Çollaku është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare. Ai ishte dërguar në Turqi prej disa ditësh për kurim të specializuar.
Lajmin e trishtë e ka dhënë guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko.
Çollaku lindi në Tiranë, në vitin 1950. Në 1996, ai u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë, si përfaqësues i Partisë Demokratike në Qarkun Tiranës.
Gjithashtu Çollaku ka pasur një karrierë të gjatë fushën e ekonomisë, ku ka kontribuar në hedhjen e themeleve të mbikëqyrjes bankare shqiptare, sektor të cilin e drejtoi gjatë viteve të para të krijimit të tij, në fillim të viteve 1990.
Advertisement