
Pas afro dy vitesh pritjeje për shkak të tërmetit tragjik te 26 nëntorit, banorët e Bubqit do të hyjnë në banesa të reja.
77 shtëpi individuale dhe 45 apartamente u ndanë nga autoritetet këtë të mërkurë. Përzgjedhja e banesave u bë me short ku morën pjesë anëtarët e familjeve të dëmtuara nga lëkundja sizmike.
Jemi shumë të lumtur. Unë mora shtepi 1+1. Procesi ishte shumë i rregullt. Nuk kam asnjë pakënaqësi
Banesat janë në përfundim e sipër, ndërsa çelësat të gjitha familjeve të kësaj zone do u dorëzohen pas datës 20 nëntor.
Në zonën e Bubqit u dëmtuan 122 objekte, të cilat u shpallën të pabanueshme nga ekspertët e institutit të ndërtimit.
I njëjti proces, përmes shortit, pritet të vijojë edhe me banorët e Thumanës si dhe ata në Tiranë.