Ish-kryeministri Sali Berisha është zotuar sot se asgjë nuk do ta pengojë dhe ndalojë në vazhdimin e kësaj beteje.

 

Një ditë pas protestës në selinë e PD, Berisha denoncon se janë bërë lista dhe janë arrestuar e ndaluar demokratë, që sipas tij, nuk kanë kryer asnjë lloj akti dhune.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Erdha këtu për t’u zotuar se asgjë nuk mund të pengojë dhe ndalojë konsolidimin e pluralizimit politik në Shqipëri. Asgjë nuk do të mund të ndalojë mbizotërimin e vullnetit të shumicës në këtë vend. Asgjë nuk mund të pengojë këtë revolucion paqësor në realizimin e objektivave historike të tij. Gjithashtu, dua të shpreh solidaritetin tim, mirënjohjen e pakufishme, ndaj atyre demokratëve e demokrateve që u arrestuan mbrëmë me listat e dala nga ai që shqiptarët po i thonë “jo, Lulzim, por Lulzi”, tha Berisha.

 

Më tej ai theksoi se “Në një bashkëpunim të ethshëm me narkopolicinë e Edi Ramës, mbrëmë pas përfundimit të protestës janë formuluar lista dhe janë arrestuar, ndaluar, demokratë, që nuk kishin kryer në mënyrë absolute asnjë lloj akti, për të cilin duan t’i bëjnë përgjegjësi”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";