Nano shpall prioritetet në krye të Policisë/ Ardi Veliu ironizon kritikët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nano shpall prioritetet në krye të Policisë/ Ardi Veliu ironizon kritikët

Gledis Nano ka marrë zyrtarisht detyrën si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ceremonia e kalimit të detyrës nga drejtori i dorëhequr Ardi Veliu te Gledis Nano u zhvillua paraditen e kësaj të enjtje në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, me pjesëmarrjen edhe të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Ai u shpreh se Nano do të ketë një detyrë të vështirë, por nuk harroi të falënderonte Veliun për punën dhe arritjet e deritanishme.

 

BLEDI ÇUÇI

Advertisement

MINISTER I BRENDSHEM

 

Sot kalojmë stafetën dhe fillojmë një rrugëtim të ri me një oficer të ri dhe dua ta them që Gledis Nano do ta ketë shumë të vështirë sfidën, edhe për shkak të niveleve ku ka arritur performanca e Policisë së Shtetit.

 

Advertisement

Në fjalën e tij të fundit si drejtues i Policisë, Ardi Veliu ironizioi kritikët ndaj tij duke i quajtur të vërber e të shurdhët.

 

Falenderimi kryesor është për ju kolegë sepse policia e shtetit sot është shumë herë më e mirë se dje, pavarësisht se të verbuarit nga 20 fishimi i çmimit të kanabisit në vendin tonë apo të shurdhuar nga një ton kokainë e bllokuar nga policia kërkojnë të hedhin baltë mbi policinë, mbi punën dhe djersën e 12 mijë punonjësve të policisë.

 

Advertisement

Kreu i ri i policisë Gledis Nano shpalosi prioritetet që do të ketë në drejtimin e uniformave blu.

 

Kërkoj pre tyre që ta shohin Policisë si një partner, roli tyre është i pazëvendësueshëm gjithashtu prioritet im do të jetë intensifikimi i bashkëpunimit me të gjitha organet ligjzbatuese në vend, partnerët ndërkombëtarë dhe misionet që asistojnë Policinë Shqiptare, ne synojmë një polici më të trajnuar me kapacitete të shtuara në fushën e  dixhitalizimit, mirëmenaxhim të çdo burim njerëzor me meritokraci që janë parakushtet çka do e rëndësishme shpejt Policinë shqiptare kah atyre, rritjen e aftësive profesionale dhe operacionale në përmbushje të misionit Kushtetues që ka.

 

Advertisement

Ish-kreu i Antiterrorit, Gledis Nano gëzon edhe mbështetjen e Ambasadës Amerikane, pasi më herët është vlerësuar me çmime për shkak të arritjeve  profesionale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy