Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka zhvilluar një takim këtë të shtunë me drejtorin e ri të Policisë Tiranë, Lorenc Panganika dhe shefat e rinj të komisariateve të Tiranës.

 

Në këtë mbledhje, ku u diskutua për ndryshimet në polici dhe situatën kriminalistike në vend, Nano ka kërkuar rritjen e kontrollit të territorit gjatë 48 orëve në vijim edhe për shkak të festës së Halloween-it.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po ashtu, mësohet se ai ka kërkuar të mbahen nën vëzhgim personat në kërkim, ata me armë pa leje, si dhe të kontrollohen vendet që kryejnë veprimtari të paligjshme si lloto sportive apo ushtrim prostitucioni.