Najada Çomo voton dhe tregon se sa ditë kanë kaluar pa pirë kafe me familjarët e saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Najada Çomo voton dhe tregon se sa ditë kanë kaluar pa pirë kafe me familjarët e saj

Qytetarët shqiptarë pas një muaji intensiv të fushatës zgjedhore, po zgjedhin me votën e tyre qeverinë e re, për katër vitet e ardhshme.

Qendrat e votimit janë hapur prej orës 07.00 deri në 19.00.

Kandidatja e Partisë Socialiste për Tiranë, shefja e Infektivit Najada Çomo si shumë të tjerë, njofton se ka votuar.

Lajmin e ka dhënë vetë ajo përmes një foto të publikuar në “Facebook”.

Advertisement

Çomo shfaqet me bashkëshortin dhe vajzën duke pirë kafe në një lokal, pas më shumë se një viti.

“Ne votuam, nje kafe bashke me Rolin&Greis pas 412 diteve”, ka shkruar ajo krahas foto, duke lënë të kuptohet që pandemia i ka penguar që të dalin së bashku.

Kujtojmë që Çomo ka qenë në frontin e luftës ndaj Covid-19, bashkë me bluzat e bardha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy