‘Na mbyte, 200 lekë nafta’/ Rama i përgjigjet qytetarit: Çmimet në pazar i ngre e i ul tregu jo qeveria

Pinterest LinkedIn Tumblr +
‘Na mbyte, 200 lekë nafta’/ Rama i përgjigjet qytetarit: Çmimet në pazar i ngre e i ul tregu jo qeveria

Kryeministri Edi Rama ka replikuar në Facebook me një qytetar i cili i kërkon llogari për rritjen e çmimit të naftës.

 

Teksa kryeministri postoi foto nga Golemi mbi përfundimin e procesit të rindërtimit, komentuesi i shkruan që të lerë ndërtimin dhe të shohë çmimin e naftës

 

Advertisement

“O shih çmimet po leji ndërtimet..se na mbyte 200 lek nafta, nuk punojmë të gjithë si ju pushtetarët, kemi fatura që i paguajmë me rrogë, a e di se ça është rroga o meer…”, i shkruan komentuesi.

 

Në përgjigjen e tij, Rama shkruan se rritjen apo uljen e çmimeve e dikton tregu dhe jo qeveria, teksa shton se për të ndihmuar qytetarët, po mbajnë çmimin e energjisë të pandryshuar.

 

Advertisement

Sa për ndërtimet, Rama thotë se nuk ka ndërmend t’i lërë sepse ka akoma familje që duan të kthehen në shtëpi pas shkatërrimit nga tërmeti.

 

“I shikoj çmimet si jo, po çmimet në pazar i ngre dhe i ul tregu jo qeveria, ndërkohë që pikërisht pse e di mire çfarë është rroga po e mbajmë çmimin e energjisë aty ku ishte, duke e subvencionuar nga arka e shtetit, ndërkohë që kudo në rajon e më tutje është rritur kacafiu! Ndërsa ndërtimet nuk i lë në asnjë mënyrë, sepse ka akoma familje që duan të kthehen në shtëpi pas shkatërrimit nga tërmeti”, iu përgjigj Rama.

 

Advertisement

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy