Policia e Shtetit ka mohuar çdo pretendim të deputetëve demokratë, të cilët deklaruan se një prej punonjësve të uniformave blu, i ka drejtuar armën Luan Baçit, gjatë protestës para Kuvendit.

Në njoftimin zyrtar theksohet se asnjë punonjës i policisë nuk është i pajisur me armë zjarri në këtë tubim apo në tjerë të ngjashëm.

“Bazuar në ligjin “Për tubimet”, punonjësit e Policisë, të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit, asnje punonjes policie nuk ka qene i pajisur me armë zjarri gjate tubimit, po vetëm me mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome.

Përgënjeshtrojmë lajmin që punonjës të Policisë, në tubim, iu kanë nxjerrë tubuesve, armët e zjarrit”, thuhet në njoftim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po ashtu, në njoftim theksohet se Policia e Shtetit do të kryejë të gjitha veprimet hetimore dhe shtetasit përgjegjës për veprimet e dhunshme ndaj punonjësve të Policisë, do të kallëzohen në Prokurori./vizionplus.tv