“Na kanë humbur gratë”, dy burra denoncojnë në Durrës e Kavajë largimin e bashkëshorteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Na kanë humbur gratë”, dy burra denoncojnë në Durrës e Kavajë largimin e bashkëshorteve

Dy persona kanë denoncuar në komisariatin e Durrësit dhe Kavajës se janë larguar nga shtëpia bashkëshortet e tyre.

Konkretisht, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasi D. P., 38 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, se është larguar nga banesa bashkëjetuesja e tij, shtetasja I. S., 35 vjeçe, banues në Shënavlash, Durrës.

Ndërsa në Komisariatin e Policisë Kavajë, ka kallëzuar shtetasi K. S., 23 vjeç, banues në Kavajë, se  është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja E. S., 20 vjeçe, banuese në Kavajë.

Po punohet për gjetjen e tyre./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy