Në nisje të seancës së sotme plenare, ministrja e shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi u theksoi se buxheti në shtet për fëmijët thuhet se është shumë i vogël, por sipas saj është më mirë seç ka qenë më parë.

Muzhaqi tha se i ka dëgjuar nga afër nevojat dhe dëshirat e fëmijëve e të rinjve, jo vetëm në Tiranë por edhe ë rrethe, dhe shtoi se i vjen mirë që sheh të rinj që duan t’u largohen kafeneve.

“Ne do krijojmë qendrat e kodimit, që të përgatisim të rinjtë në qendrat e kodimit. Për t’i përgatitur ata për një të ardhme digjitale…Shoh të rinj që duan t’u largohen kafeneve dhe janë më largpamës për vendin e tyre seç mund të jetë kjo sallë këtu.”

Po ashtu, ministrja Muzhaqi u bëri thirrje deputetëve në sallë që të kujdesen për mënyrën sesi flasin dhe të mbajnë parasysh se çfarë shembulli u japin fëmijëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";