Në ambientet e Bankës së Shqipërisë është hapur muzeu i parave, të cilin mund ta vizitojë kushdo, pa pagesë.

 

Besa Prela, përgjegjëse e muzeut të Bankës së Shqipërisë në një intervistë për emisionin Quo Vadis tha se ky muze është hapur për të ndërgjegjësuar qytetarët, ndërsa shton se vizitorët në këtë muze janë që nga moshat e vogla parashkollorë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për të vizituar këtë muze, qytetarët duhet të kenë me vete vetëm një kartë identiteti.

 

“Duke qenë brenda ambienteve administrative, muzeu ka disa procedura për ta vizituar,. Është më mirë të prenotohet në mënyrë që vizita të jetë më e organizuar. Duhet paraqitur me një mjet identifikimi dhe nuk ka një biletë. Lëtë muzeum e kemi hapur si fushatë  ndërgjegjësuese për publikun.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Grupmosha më e vogël janë parashkollorët, fëmijët rreth 5-6 vjeç. Ne kemi dhe një dhmoë të vogël të dedikuar për ta që mund të zhvillojnë një orë mësimore”.

 

Pjesë e muzeut janë edhe 4 sopata, të cilat tha Prela kanë shërbyer për shkëmbim paramonetar në vendin tonë dhe i përket shekullit të 10 para erës sonë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sopatat janë pjesë e një thesariu që janë 124 copë. 120 janë në muzeun e Arkeologjisë dhe ne kemi 4 copë për të dëshmuar se me çfarë kryhej shkëmbimi paramonetar në këto treva. Kjo i përket shekullit 10 para erës sonë”.