Dy raste të infektuar me mutacionet e reja të COVID janë zbuluar ditën e dile në Atikë të Greqisë duke ngritur alarm te autoritetet shëndetësore. Mediat greke raportojnë se dy rastet e reja janë prekur nga varianti i Afrikës së Jugut dhe ai i Brazilit. Ekspertët thonë se mutacionet janë veçanërisht të rrezikshëm dhe më rezistent ndaj vaksinave që janë zhvilluar deri më tani,

Pas evidentimit të dy rasteve të reja me variantet , autoritet shëndetësore kanë nisur punën për gjurmimin e kontakteve të tyre.

Situata e pandemisë në Greqi është rënduar veçanërisht në ditët e fundit duke sjellë rritje të shtrimeve në spitale ndërsa shifrat nuk njohin ulje pavarësisht masave të marra. Sipas ekspertëve kjo konfirmon prezencën e mutacioneve të COVID në vend, veçanërisht atij britanik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mutacioni britanik, i cili është 50% më ngjitës, ka mbizotëruar në shumicën e rasteve. Në Atikë dhe Kretë, 9 në 10 raste janë me variantin britanik, ndërsa ekspertët u alarmuan pasi rastet u identifikuan me një kombinim të mutacioneve.