Mutacion britaniko-afrikano-brazilian: Në Greqi zbulohet një variant i ri më i rrezikshëm i Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mutacion britaniko-afrikano-brazilian: Në Greqi zbulohet një variant i ri më i rrezikshëm i Covid-19

Një variant i kombinuar i ri i koronavirusit është zbuluar në Greqi ndërsa autoritetet shëndetësore kanë ngritur shqetësimin pas një rasti alarmant të verifikuar në Athinë.

Ky variant ishte kombinim i mutacionit britanik të Covid-19 me atë të Afrikës së Jugut dhe atij brazilian. Rasti është duke u hetuar, pasi shkencëtarët nuk e dinë saktësisht se cili është rreziku i këtij mutacioni të ri të kombinuar.

Megjithatë, sipas gazetës “Ekathimerini” mendohet të jetë më ngjitës se mutacioni britanik, ndërsa ka të ngjarë të jetë më rezistent ndaj antitrupave, siç është ai Afrikës së Jugut dhe Brazilit.

Greqia po përballet prej ditësh me më shumë se 3 mijë raste ditpre, pasi autoritetet në vendin fqinj paralajmërojnë se po përballen me kulmin e valës së tretë të epidemisë.

Advertisement

“Ekathimerini” shkruan se rritja e rasteve mund të ketë ardhur edhe si pasojë e përhapjes së mutacionit të ri si dhe atij që u zbulua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Mutacioni i ri është jashtëzakonisht infektiv. Nëse Selaniku u godit më së shumti në valën e dytë në nëntor nga varianti i vjetër i virusit, gjërat në Athinë janë të paparashikueshme”, tha një mjek në Spitalin Sotiria.

Zbulimi i variantit të kombinuar vjen ndërkohë që varianti anglez vazhdon të fitojë terren në Greqi, sipas Rrjetit të Mbikëqyrjes Genomike të viruseve, i cili ka identifikuar gjithsej 2,467 raste të këtij mutacioni.

Varianti i Afrikës së Jugut duket shumë më pak i përhapur në vendin fqinj, me vetëm 55 raste të identifikuara deri tani.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy