Mungon Alm Kaçi, shtyhet seanca për Safet Gjicin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mungon Alm Kaçi, shtyhet seanca për Safet Gjicin

Apeli i GJKKO ka shtyrë seancën ndaj ish- kryetarit të Bashkisë Kukës Safet Gjici.

Seanca e radhës do të mbahet në 20 qershor, pasi Alma Kaçi nuk u paraqit ditën e sotme.

Kujtojmë që më 7 shkurt të këtij viti Safet Gjici u dënua nga shkalla e parë me 3 vite burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar në 2 vite, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Përveç dënimit, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion i hoqi Gjicit të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Advertisement

Ndërkohë, Alma Kaçi u dënua me 1 vit e 6 muaj, me gjykim të shkurtuar dënimi zbriti në 1 vit heqje lirie. Ndaj kësaj të fundit u ngrit akuza e “Prostitucionit”. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy