Mungojnë vrojtuesit e plazheve në Vlorë, kullat në hapësirat publike e private janë bosh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mungojnë vrojtuesit e plazheve në Vlorë, kullat në hapësirat publike e private janë bosh

Mungesa e vrojtuesve, përveçse detyrimit ligjor të papërmbushur i bën plazhet e qytetit bregdetar të pasigurta për pushues të shumtë të huaj e vendas.  Përgjatë gjithë vijës bregdetare në Vlorë, vëren me sy të lirë se kullat e vrojtimit janë bosh.

Leneda Halilaj, trajnere për vrojtues plazhi  thekson se çdo vit e më shumë pronarët e stacioneve të plazhit po trajnohen vetë në mungesë të të punësuarve.

“Ka shumë mungesë për personat që duan të bëjnë vrojtuesin e plazhit dhe pronarët janë të detyruar ose ta bëjnë vet ose të fusin një person të stafit të tyre, nuk ka shumë të rinjtë të interesuar”, thotë Leneda Halilaj.

Po, detyrimin për  vrojtues plazhi  nuk e përmbush as bashkia e qytetit në hapësirat publike. Në 7 vitet e fundit, plazhet publike kanë qenë në mirëbesim të vrojtuesve të punësuar nga privatët.

Advertisement

“Të them të vërtetën bashkia nuk ka trajnuar, ndër vite është zgjidhur duke e bërë vrojtuesi Iiplazhit privat, ka mbuluar edhe pjesën publike që është plazh publik, të paktën që prej sa vite unë kam instruktore kështu ka funksionuar prej 7 vitesh”, shprehet ajo.

Mungesa e vrojtuesve në plazhe i bën ato  më pak të sigurta për pushuesit kryesisht për fëmijët dhe moshën e tretë.

“Po e kemi vënë re në disa s’ka pasur, është pak problem, duhet të jenë, në cdo vend të botës janë, këto dy tre vitet e fundit duket se kanë filluar këto kurset dhe trajnimet për vrojtuesit”, shprehet një çift turistësh.

“Po në fakt e kemi vënë re që mungojnë personat që ruajnë plazhet, është një problem, deri më tani nuk kemi parë ndonjë rrezik në det por pavarësisht është mungesë”, shprehen të tjerë.

Advertisement

Kështu Vlora edhe këtë  sezon veror do të vuajë mungesën e vrojtuesve ndërkohë që përgjatë gjithë vijës bregdetare janë licencuar më shumë se 400 stacione plazhi e më shumë se në gjysmën e tyre nuk ka vrojtues. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy