“Mund të rrezikohet ndonjë familje”/ Bashkia Lezhë: Priten reshje të shumta shiu

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Mund të rrezikohet ndonjë familje”/ Bashkia Lezhë: Priten reshje të shumta shiu

Bashkia e Lezhës paralajmëroi qytetarët se në orët në vijim do të ketë reshje të dendura shiu dhe për këtë u kërkoi që të përgatiten. Bashkia jep alarmin se mund të rrezikohet edhe ndonjë familje në ato zona që ka risk të lartë për përmbytje. Por ajo garantoi se ka në dispozicion mjetet për të ndihmuar çdo qytetar që gjendet në vështirësi.

 

“Bashkia Lezhë ju bën me dije se priten reshje të shumta shiu të cilat mund të veshtirësojnë aktivitetet tuaja të përditshme, qarkullimin me makina, tokat e mbjella, rrugët e lagjeve, kjo edhe për shkak të punimeve që po kryhen, gjithashtu mund të rrezikojnë ndonjë familje me shtëpi në zona me risk të lartë. Janë siguruar të gjitha mjetet e nevojshme për t’u ardhur në ndihmë sa më shpejt për çdo rast vështirësie që mund të ndodhë.”

 

Advertisement

Rreth 20 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike në Lezhë për shkak të stuhisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy