“Muajt në vijim do të jenë të vrullshëm”/ Çfarë po paralajmëron Basha?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Muajt në vijim do të jenë të vrullshëm”/ Çfarë po paralajmëron Basha?

Vjeshta pritet të sjellë një klimë të nxehtë politike. Diçka e tillë u paralajmërua këtë të premte gjatë mbledhjes së Kryesisë edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Ai deklaroi se Partia Demokratike duhet të bashkëpunojë me qytetarët e thjeshtë me qëllim që të fitojë betejën përballë qeverisë.

 

“Muajt në vijim do të jenë të vrullshëm, sepse e tillë është beteja që na pret. Shqiptarët na dhanë një fuqi edhe më të madhe në 25 prill, demokratët mbështetën vizionin që ju parashtrova gjatë kësaj gare. Ndaj detyra ime është që në përgjigje të kësaj mbështetjeje shoqërore që morëm, pa asnjë pushtet, të jemi edhe më të hapur edhe më pranë shoqërisë, t’i shtrijmë dorën e bashkëpunimit shoqërisë dhe t’ju them ejani ta ndryshojmë bashkë këtë realitet, ejani ta rrëzojmë bashkë këtë regjim armik të demokracisë, ejani në PD dhe ta ndërtojmë bahskë një të ardhme më të mirë për vendin! Ne do ta forcojme dhe thellojme aleancen me njerezit dhe grupet e interesit duke i perfshire ata me shume ne vendimarrje. Kjo është detyra jonë. Përballë kemi një kundërshtar që e ka përcaktuar qartë aleancën e tij, atë me krimin dhe oligarkinë.”

 

Advertisement

Lulzim Basha shtoi se do të ketë platform politike për përfshirjen e shoqërisë në vendimmarrje, për të mundësuar përfaqësim më të mirë dhe demokratik.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy