“M’u ul në gjunjë duke m’u përgjëruar me lot në sy”/ Meta tregon çfarë ndodhi në Gjermani me Bashën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“M’u ul në gjunjë duke m’u përgjëruar me lot në sy”/ Meta tregon çfarë ndodhi në Gjermani me Bashën

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat pas deklaratave të kreut të PD, Lulzim Basha i cili sulmonte Metën.

 

Presidenti ka treguar detaje mbi anulimin e zgjedhjeve vendore të 2019. Meta tregoi se Basha i është ulur në gjunjë dhe i është lutur të anulojë protestën masive të lajmëruar nga vetë Basha në 8 Qershor.

 

Advertisement

Ai tha se kjo kërkesë ka ardhur nga kreu i PD, Lulzim Basha, pasi ishte i frikësuar nga pasojat që mund të sillte protesta e 8 qershorit të po atij viti.

 

“Në datën 6-8 qershor ndodhesha jashtë vendit, në të njëjtën periudhë erdhi edhe Basha në Gjermani, para mitingut final të 8 qershorit dhe iu lut presidentit duke iu përgjëruar me lot në sy që presidenti të anullonte protestën e 8 qershorit dhe të shtynte e zgjedhjet. Kjo sepse sipas Bashës, protesta që vetë Basha kishte organizuar do degradonte në dhunë dhe se nuk e kontrollonte dot popullin opozitar dhe ai do të ishte përgjegjës për gjithë pasojat.

I trembur dhe i panikosur, i frikësuar deri në palcë nga përgjegjësitë që do të mbante Basha iu ul në gjunjë presidentit që të anulonte e të shtynte zgjedhjet. Këtë preësidenti duhet ta bënte nga Gjermania”, u shpreh Meta.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy