Ministria e Jashtme e Kosovës ka thënë se Izraeli ka të drejtë dhe detyrim të mbrojë popullin e tij kundër 2,000 raketave të shkrepura ndaj civilëve, vetëm nga Hamasi.

Ky është reagimi i parë zyrtar i Kosovës, që nga përshkallëzimi i dhunës mes Izraelit dhe grupit militant Hamas që udhëheq me Rripin e Gazës, gjashtë ditë më parë.

Në reagimin e ministrisë së Jashtme të Kosovës vlerësohet se Hamasi po mban civilët palestinezë si pengje të luftës së tij, si dhe bëhet thirrje për ndalje të dhunës dhe arritjen e një zgjidhjeje paqësore.

Shpërthimi i dhunës gjatë gjashtë ditëve të fundit pasoi disa javë tensionesh në rritje në Jerusalemin Lindor, që kulmuan me përleshje në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë. Hamas – grupi militant palestinez që drejton Gazën – filloi të lëshonte raketa pasi paralajmëroi Izraelin të tërhiqej nga vendi, duke shkaktuar sulme ajrore hakmarrëse izraelite.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që nga fillimi i luftimeve të paktën 148 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas zyrtarëve palestinezë, dhe Izraeli ka raportuar 10 të vdekur, përfshirë dy fëmijë. Izraeli thotë se dhjetëra militantë janë midis të vdekurve në Gaza, ndërsa zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thonë se numri i të vdekurve përfshin 41 fëmijë.

Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit të përshkallëzuar. Të dielën vonë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë një takim.