Një aksident ka ndodhur në fshatin Drenovicë në bashkinë Dimal.
Një motorr me targa AR 333,ka goditur një vjazë 5-vjeçe,që ishte duke kaluar nga njëra anên e rrugës në tjetrën.
Advertisement
Pas aksidentit,drejtuesi i motorrit që është edhe komshi me familjen e vjazës që aksidentoi,e ka transportuar fëmijën në Spitalin e Beratit me një makinë të rastit.Vajza me inicialet A.D,ndodhet tashmë nën kujdesin e mjekëve,jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i motorrit Nuri Daja është vetëdorëzuar në polici,ku edhe po pyeten në lidhje me aksidentin.
Advertisement
Burimet policore bëjnë me dije se motomjeti nuk ka qënë me shpejetësi dhe nga testi i alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i mjetit nuk kishte konsumuar pije alkoolike.