Motori përplas të miturën në Vlorë, detajet e para

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Motori përplas të miturën në Vlorë, detajet e para

Një e mitur është aksidentuar nga një motor mbrëmjen e kësaj të marte në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, në vendin e quajtur “Xhamia”. Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i motomjetit dhe 11-vjeçarja.

 

“Sot, rreth orës 20:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, në vendin e quajtur “Xhamia”, shtetasi H. B., 22 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Niponia”, ka aksidentuar një shtetase të mitur, rreth 11 vjeçe, si pasojë kanë ngelur të dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

 

Advertisement

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy