
Një person humbi jetën në aksident rrugor këtë të mërkurë në Memaliaj.
56-vjeçari Adem Hada po udhëtonte me motor në momentin që humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.
Advertisement
Përplasja rezultoi fatale për të dhe ndërroi jetë në vend.
Në vendin e ngjarjes, grupi hetimor mblodhi prova për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.
Advertisement