Moti sot parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe të dendura duke nisur nga orët e mesditës.
Në relievet kodrinore – malore të vendit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në malësitë e juglindjes si dhe zonës së qendrës reshjet hera-herës në formën e rrebesheve shoqëruar me breshër si dhe shkarkesa elektrike. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi 1-5m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 9 deri 25°C , në zona e ulëta 10 deri 27°C dhe në zona bregdetare 10 deri 26°C.
Rajoni i Ballkanit do të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të qendrueshme.
Moti do te karakterizohet kryesisht nga kthjellimet por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranëisrave të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura në pjesën qendrore dhe atë perëndimore. Në mesditë vranësirat në pjesën perëndimore dhe atë qëndrore do të shoqërohen me reshje shiu në formën e shtrëngatave.
Përsa i përket kontinentit Europian pjesa veriore, Ishujt Britanikë si dhe europa lindore do të ndikohen nga kushte të paqëndrueshme atmosferike shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive.
Ndërkohë pjesa tjetër e kontinentit do të ketë mot kryesisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare.