Vendi kete te shtune do të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqendrueshme.
Moti do të nisë me kthjellime e gradualisht në mesditë e pasdite vranësira në dendësim. Gjatë këtyre orëve në zonat malore e kodrinore reshje shiu e shtrëngata.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 1-6m/sek ndërsa përgjatë luginave dhe bregdet era me shpejtësi deri në 8-10m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 11 deri 21°C , në zona e ulëta 13 deri 28°C dhe në zona bregdetare 14 deri 27°C.
Rajoni i Ballkanit do të ndikohet nga qarkullimi i masave të paqendrueshme. Këto do të sjellin reshje shiu përgjatë maleve në Mal të Zi Serbi Shqiperi e emaqedoni e veriut. Reshjet në këto zona në formën e shtrëngatave.
Veriu dhe lindja e Europës do të përfshihet nga vranësira si dhe reshje shiu. Kështu vendet Skandinave dhe Rusia do të kenë reshje deri të vazhdueshme.
Pjesa tjetër lindore e juglindore do të ketë paqendrueshmëri të përkohshme. Perëndimi e veriperëndimi i vendit do të përfshihen nga masa të qendrueshme dhe në këto zona do të ketë orë të gjata me diell që do të sjellin temperatura të larta.