Ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët deri mesatar. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme, lokalisht me shtrëngata afatshkurtra. Mjegull/mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mestare deri në 8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi  deri në 10 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";