Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i depërtimit gradual të masave ajrore të thata me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më tepër të theksuara në relievet kodrinore – malore. Kryesisht në orët e mesditës në relievet kodrinore – malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët. Në zonën e juglindjes (kryesisht qarku Korçë) reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave vertikale era relativisht intensive dhe shpejtësi 8-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";