Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet në pjesën e parë të ditës me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash. Më pas pas orëve të mesditës mot me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në relievet malore në lindje deri në orët e pasdites. Më pas ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin. Mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 6-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.