
Ashtu sikundër ishte parashikuar edhe për ditën e premte, vendi do të jenë në ndikim të njëjtë të kushteve meteorologjike. Moti, do të nisë me vranësira e prej mesditës më tepër kthjellime. Mjegulla e dendur, do të bëhet prezente në lugina veçanërisht në orët e para të mëngjesit.
Era, do të fryjë nga juglindja e lehtë e mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim në dete të forcës 2-3.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 2°C deri në 14°C
zonat e ulëta 3°C deri në 20°C
zonat bregdetare 6°C deri në 20°C