Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash deri të dendura. Në zonën e veriperëndimit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive.
Pas orëve të mesditës reshjet e shiut shtrihen gjithashtu edhe në pjesën më të madhe të territorit por me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore intensive deri në 15-20m/s. Era e fortë do të shoqërohet edhe me dallgëzim të lartë në det të forcës 4 dhe 6 ballë në brigjet e Jonit.
Temperaturat nuk do të pësojnë luhatje të ndjeshme:
në zona malore 10 deri 23 °C në zona e ulëta 12 deri 28 °C në zona bregdetare 14 deri 27 °C