
Edhe këtë të premte, vendi ynë do të vijojë të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qendrueshme. Moti do të jetë fillimisht i kthjellët e gradualisht vranësirat do të vinë në shtim.
Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik, era do të fryjë nga kuadrati i jugut 1-9m/sek, shoqëruar me një valëzim të forcës 3 ballë. Temperaturat do të pësojnë rritje në të dyja vlerat nga 9° deri në 30°Celcius.
Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime e vranësira në shtim, kryesisht në orët e mesditës.
Advertisement