Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Do të ketë reshje shiu të cilat do të jenë prezente që në orët e para të 24 orëshit në Veriperëndim dhe në ekstremin Jugore ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut do të riaktivizohen në mesditë me intensitet mesatar deri të lartë. Hera-herës reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi mesatare deri në 9 m/sek, përgjatë vijës bregdetare erë me rrahje dhe intensive deri ne 20-25 m/sek.
Advertisement