Java do të nisë me mot të paqëndrueshem.

Ndikimi i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore prashikohet të sjellin mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtëra kthjellimi, kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpashershme gjatë gjithë ditës.

Në orët e mesditës, e kryesisht pasdite, reshjet lokalisht do të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtëra. Në majat e maleve do te kemi prezencë të reshjeve të dobta të dëborës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

==Në fushën termike temperaturat do të pësojnë rritje në vlerat minimale dhe rënie të lehtë në ato të mesditës, nga 1 deri në 19 gradë Celcius.

== Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë me shpejtësi mesatare 1-10m/s, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 2-3 ballë.

Në të njejtat kushte atmosferike do te paraqitet edhe Rajoni i Ballkanit, i cili do të mbetet nen ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.


Duke ndikuar mot me vranësira, shoqeruar me  reshje shiu. Ndërsa nuk do të mungojnë edhe reshjet e deborës të përqëndruara kryesisht përgjatë maleve në zonën qendrore të tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sa i perket kontinentit europian, një qendër e presionit të ulët atmosferik e pozicionuar në jug të Europës do të sjellë mot me vranësira dhe reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën qendrore, veriore dhe brigjet e Egjeut.

Ndërsa Evropa perëndimore dhe ajo lindore parashikohet të kenë mot me kthjellime e vranësira.