Java do të nisë me mot të paqëndrueshem.
Ndikimi i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore prashikohet të sjellin mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtëra kthjellimi, kryesisht përgjatë vijës bregdetare.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpashershme gjatë gjithë ditës.
Në orët e mesditës, e kryesisht pasdite, reshjet lokalisht do të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtëra. Në majat e maleve do te kemi prezencë të reshjeve të dobta të dëborës.
==Në fushën termike temperaturat do të pësojnë rritje në vlerat minimale dhe rënie të lehtë në ato të mesditës, nga 1 deri në 19 gradë Celcius.
== Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë me shpejtësi mesatare 1-10m/s, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 2-3 ballë.
Në të njejtat kushte atmosferike do te paraqitet edhe Rajoni i Ballkanit, i cili do të mbetet nen ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.
Duke ndikuar mot me vranësira, shoqeruar me reshje shiu. Ndërsa nuk do të mungojnë edhe reshjet e deborës të përqëndruara kryesisht përgjatë maleve në zonën qendrore të tij.
Sa i perket kontinentit europian, një qendër e presionit të ulët atmosferik e pozicionuar në jug të Europës do të sjellë mot me vranësira dhe reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën qendrore, veriore dhe brigjet e Egjeut.
Ndërsa Evropa perëndimore dhe ajo lindore parashikohet të kenë mot me kthjellime e vranësira.