Paraditja mbetet me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit.

Pasditja do të sjellë shtimin e reshjeve në vend, duke bërë që shira mesatarë të
bien në zonat perëndimore, ndërsa reshjet e dëborës, deri në mbrëmje, do të përfshijnë të gjithë zonat malore të vendit. Gjatë natës, vendi mbetet me reshje shiu në perëndim dhe jugperëndim, por pjesa më e madhe e Shqipërisë do të kalojë në kushtet e ngricave dhe dëborës.

Temperaturat e ajrit sjellin një rënie të theksuar në të dy ekstremumet termike
ditore, vlerat e të cilave variojnë nga –4°C në 13°C.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimia lindor, ndërsa në det do të vijojë dallgëzimi 2 – 3 ballë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";