
Ditën e enjte vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.
Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut e fortë deri dhe intensive me shpejtësi mesatare 3-12m/s. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 20-25m/s. Valëzimi i forcës 2 dhe 4 ballë.
Gjithashtu vlen për tu theksuar se për shkak të temperaturave negative dhe reshjeve të dëborës në zonat malore priten ngrica të forta përgjatë akeseve rrugore.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -5°C deri në 6°C
zonat e ulëta 1°C deri në 13°C
zonat bregdetare 4°C deri në 12°C
Advertisement